ROME- Një bombul gazi ka shpërthyer në banesën e një familjeje shqiptare në Formia, në Romë të Italisë të dielën në mesditë. Si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit 10 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve 3 fëmijë. Fëmijët të moshave 5 vjec, 8 vjec dhe një foshnjë 8 muajsh janë dëguar menjëherë në spital dhe sipas mediave italiane janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se rrjedhja e gazit ka ndodhur në banesën e marrë me qera nga një familje shqiptare, në katin e parë të një pallati. Defekti i tubacionit të gazit në banesën e shqiptarëve ka bërë që të shpërthejë bombula e gazit. Shpërthimi ka dëmtuar jo vetëm banesën e familjes shqiptare, por edhe në banesat ngjitur, duke shkaktuar një bilanc prej 10 të plagosurish.

E gjithë ndërtesa ku jetonin 15 familje u trondit nga shpërthimi. Ndërsa 2 apartamente u shkatërruan totalisht, dhe një i tretë pjesërisht. Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, automjetet zjarrfikëse si dhe autoambulanca duke bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve si dhe transportimin në kohë për në spital të të plagosurve. Policia dhe zjarrfikësit bënë dhe evakuumin e ndërtesës, ku banon rreth 50 persona. 
(jd/shqiptarja.com)