Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe qeveria italiane përmes ambasadorit të Republikës së Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani nënshkruan sot një Memorandum bashkëpunimi në sektorin energjetik, që parashikon financimin e vlerës së mbetur 16,5 milionë euro, pjesë e projekteve nga programet e mëparshme të mbështetjes financiare të qeverisë italiane për sektorin energjitik.
Të pranishëm ishin ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani dhe krerët e OST e OSHEE.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është realizimi i investimeve në sektorin e transmetimit dhe shpërndarjes, rritjes së eficiencës energjetike dhe përfundimit brenda afateve të qendrës së re dispecer të OST.
Ministri Gjiknuri theksoi rëndësinë që ka pasur në zhvillimin e projekteve në sektorin e energjisë elektrike mbështetja italiane. “Investimet do të shtrihen në zonat Himarë dhe Sarandë për fuqizimin e sektorit të transmetimit dhe shpërndarjes, duke ndikuar në përmirësimin e turizimit në këto zona”, tha mes të tjerave Gjiknuri.
Ambasadori Gaiani theksoi rëndësinë që ka fuqizimi i sektorit energjetik në Shqipëri dhe tha mes të tjerave, se ky financim përfaqëson plotësimin e aspekteve teknike për projektet, që do të realizohen mes ambasadës italiane, MEI, OST dhe OSHEE për zhvillimin e programeve, të përfshira në protokollin e bashkëpunimit dy palësh për sektorin energjitik me vlerë 16,5 milionë euro. “Me ketë fond mbyllim projektet që kanë nisur prej shumë vitesh dhe që kapin vlerën totale prej 93 milionë euro”, tha Gaiani.
Sipas tij, financimet kapin dy aspekte të rëndësishme, fuqizimi i potencialit energjetik në zonën e Jugut të vendit dhe zgjerimin e sistemit të kontrollit të të dhënave në gjithë nënstacionet 110 kv. “Me këto dy projekte sistem energjitik shqiptar bëhet më i besueshëm dhe më i integruar me atë europian”, tha ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani./
ATSH/
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.6%
Vota total: 1288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë
29 Qershor, 18:00
-
Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë
29 Qershor, 17:53
-
Kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut! Nga vrasja në '97 tek droga, e gjithë jeta nëpër burgje
29 Qershor, 17:40
-
I vuri zjarrin një sipërfaqe me ullinj në Delvinë, në pranga një 56-vjeçar
29 Qershor, 17:36
-
Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare
29 Qershor, 17:21
-
Plagoset rëndë minatori në Bulqizë! Biznesi i kromit po merr jetë, dy të vdekur dhe një i plagosur për një muaj
29 Qershor, 17:12
-
Censi 2023/ Tirana ‘rrëmben’ banorët e periferisë, qytet i mbipopulluar! Rënie e fortë e banorëve në qarqet Fier, Elbasan e Shkodër
29 Qershor, 16:55
-
'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kanaqur: Rezultat surprizues
29 Qershor, 16:46
-
Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari (EMRI)
29 Qershor, 16:46
-
‘Yjet nën yje’, koncert elektrizues në Shkodër, ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës e humorit
29 Qershor, 16:39
-
Fier/ Përfshihen nga zjarri masiv kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël
29 Qershor, 16:30
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Makina e policisë përplaset me ‘Audin’, plagoset 2 efektivë dhe një tjetër
29 Qershor, 16:21