Itali-Shqipëri, policia
bllokon 300 kg kanabis

Itali-Shqipëri, policia<br />bllokon 300 kg kanabis
ITALI- Rreth 300 kg drogë “Made in Albania” janë sekuestruar së fundmi në Itali dhe Shqipëri. Nga burimet e policisë mësohet se në Itali është bllokuar një sasi prej 200 kg hashashi që vinte nga Shqipëria, ndërsa në Shqipëri janë gjetur sasi të mëdha kanabisi.

Droga në Itali
Guardia di Finanza në Lecco prangosi dy 30-vjeçarë shqiptarë me 200 kilogramë marihuanë. Karabinierët, në komandën e kolonel Corrado Loero kanë bërë konfiskimin masiv në provincën e Milanos, ku për disa ditë e kanë pritur me durim kthimin e dy qiramarrësve të cilët më parë ishin përgjuar. Burri ishte dëbuar dhe riatdhesuar të martën e kaluar, por ajo e ka mbajtur në shtëpi drogën që ndoshta e kanë shitur sëbashku. Ata që e pikasën në një shtëpi në Rio Ponte, ishin agjentët e ekipit lëvizës të Marco Chiacchiera, të cilët kontrolluan një apartament, pas dëbimit të 31-vjeçarit shqiptar Marion Isufaj. Gjashtë kontrollit policia gjeti sasi të mëdha marihuane.

Hashashi në Shqipëri
Sekuestrohen 26 kilogramë lëndë narkotike në doganën e Kakavijës dhe në pranga është vënë edhe transportuesi. Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës, kanë bërë të ditur se, në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, efektivët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë ndërprerë një trafik të lëndëve narkotike në drejtim të Athinës, Greqi.

Rreth orës 14:00, efektivët e policisë Kufitare të Kakavijes në bashkëpunim me agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Peugeot” me targë AA 595 FR, që drejtohej nga Igli Doçe, 22 vjeç, lindur në Gramsh e banues në Sarandë. Gjatë kontrolleve, në shasinë e automjetit, në pjesën poshtë të bagazhit, ishte krijuar një dhomë e fshehtë enkas për të fshehur lëndë narkotike dhe në brendësi të saj u konstatuan pako me lëndë narkotike. Nga kontrolli ka rezultuar se në dhomën e fshehtë u gjetën 52 pako të mbështjella me letër natriban të mbushura me lëndë narkotike, me peshë 0.5 kg secila, gjithesej 26 kilogramë mariuanë.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit Igli Doce, për veprën penale të Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Destinacioni i drogës ishte Athina. Dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme. Uniformat blu të Policisë në Malësinë e Madhe, arrestuan mbrëmjen e 2 ditëve më parë dy të rinj me 63 kg lëndë narkotike.

Të rinjë po transportonin me mjetin e tyre lëndën narkotike, në momentin që iu vunë prangat. Policia arrestoi Luigj Smajlaj, 25 vjeç dhe Lulzim Gilaj, 26 vjeç, banorë të fshatit Rrapsh, komuna Kelmend në Malësinë e Madhe. Arrestimi i tyre u bë gjatë një kontrolli të Policisë në vendin e quajtur “Grabon” të Malësisë së Madhe. Nga Policia e Tiranës, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramazan Xhemal Murataj, 18 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Lugë, komuna Bërzhitë. Atij i’u gjet një sasi e konsiderueshme hashashi që e mbante me vete.

Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit