Në shkurt të 2012 i riu drejtonte një makinë BMW e cila shoqëronte pas furgonin ku transportoheshin 280 kg lëndë narkotike mariuanë e ardhur nga Lazarati i Gjirokastrës.
Disa muaj më pas, në nëntor u arrestuan 19 persona, mes tyre 10 shqiptarë, 8 italianë dhe 1 rumun. Dje është dorëzuar në policinë e Ternit dhe 26 vjeçari. Shqiptari me banim në Narni, jetonte i fshehur në banesën e prindërve apo të të afërmve të tij. Në kuadër të këtij operacioni policor, mbeten dhe dy persona pjesë e trafikut të drogës të cilët ende nuk janë arrestuar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)