Itali/ Shqiptari ‘i pazbutur’ kapet në aeroportin e Veronës, i dënuar me 2,3 vite burg për trafik klandestinësh! I arrestuar dhe dëbuar më parë për drogë, udhëtoi nga Tirana

Itali/ Shqiptari ‘i pazbutur’ kapet në aeroportin e Veronës, i dënuar me 2,3 vite burg për trafik klandestinësh! I arrestuar dhe dëbuar më parë për drogë, udhëtoi nga Tirana

Policia e Veronës gjatë aksionit në aeroport

VERONA- Një 29-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit 2022 dhe i dënuar në mungesë me 2,3 vite burg për trafik emigrantësh të paligjshëm, është arrestuar më 5 mars nga policia italiane, në aeroportin Catullo në Verona.

I riu, i cili po mbërrinte me një fluturim nga Tirana, u ndalua gjatë kontrollit të pasaportave nga oficerët e Policisë së Shtetit në doganë, të cilët kontrolluan dokumentin e tij dhe zbuluan se emri ishte subjekt i një urdhri burgu të lëshuar nga Prokuroria Publike e Veronës. Shqiptari ishte dënuar në vitin 2018 për krime të lidhura me emigracionin.

29-vjeçari kishte pasur edhe më parë probleme me ligjin në Itali. Në vitin 2015 , në fakt ai ishte dëbuar nga territori kombëtar nga Gjykata e Vareses , me një dispozitë që i ndalonte hyrjen për pesë vjet. Kjo masë u mor pasi i dyshuari ishte arrestuar për posedim dhe tregtim droge në vitin 2014.

Pavarësisht dëbimit, në vitin 2018 shqiptari kishte tentuar të rihynte në Itali, duke kaluar nga aeroporti i Veronës, pa autorizimin e nevojshëm, duke shkelur ndalimin, raporton media e vendit fqinj.

Pas arrestimit, 29-vjeçari do të duhet të vuajë një dënim prej dy vjet e tre muaj burg, si dhe një gjobë prej dy mijë eurosh. Pas procedurave formale, ai u transferua në burgun Montorio , ku do të qëndrojë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, për ekzekutimin e dënimit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar