Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë zonën e Montecassiano, në sheshin përballë disko ‘Liolà’, ku një grua shqiptare është vrarë nga ish-bashkëshorti.

Një burrë 55 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Besnik Habiraj, për arsye që ende janë në shqyrtim nga policia, e ka goditur së pari me makinën e tij ish-bashkëshorten, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, dhe më pas e ka qëlluar me çekiç disa herë në kokë.

Thuhet se e gruaja po me origjinë shqiptare, është në gjendje të rëndë në spitalin e Maceratës.

Sipas medieve italiane ish-burri e kishte pritur viktimën të dilte nga disko, ku ajo kishte shkuar së bashku me disa miq të saj. Nga 1 shtatori, gjyqtari e kishte ndaluar 55 vjeçarin ti afrohej ish-bashkëshortes, por pavarësisht kësaj ai e kishte ndjekur atë. Sipas dëshmitarëve viktima i kishte thënë miqve të saj se ndjehej e frikësuar se ish-burri mund ta sulmonte, apo ti prishte makinën dhe për këtë i ka kërkuar njërit prej tyre që ta shoqëronte.

Në atë moment, 55-vjeçari  e ka goditur gruan fillimisht me makinën e tij. Para se ndihma të mbërrinte, ai mori një çekiç dhe një çelës nga bagazhi i makinës dhe u hodh mbi ish-bashkëshorten, duke e goditur disa herë në kokë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar  55-vjeçarin shqiptar.

gruaja itali
  (Vendi ku 55-vjeçari masakroi ish-gruan)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com