Itali, shqiptari me 5.2 kg heroinë
'kapet' nga qeni antidrogë/VIDEO

Itali, shqiptari me 5.2 kg heroinë<br />'kapet' nga qeni antidrogë/VIDEO
Guardia di Finanza ka sekuestruar natën e kaluar në Napoli një sasi lënde narkotike prej 5.2 kg heroinë e pastër, ndërsa arrestoi një shqiptar dhe dy persona të tjerë që bashkëpunëtorët e tij. 
 
Droga u kap gjatë një aksioni rutinë të policisë italiane. Automjeti i shqiptarit është arrestuar për faktin se ishte me targa të huaja, çka ka nxitur policët që ta ndalojnë atë për një kontroll. Automjeti drejtohej nga një 25-vjeçar shqiptar, ndërsa ndodhej në shoqërinë e nënës së tij dhe një banori napolitan rreth moshës 37-vjeç. 

Gjatë kontrollit të dokumenteve, të tre pohuan se kishin zbarkuar në portin e Barit nga Shqipëria, për të arritur te të afërmit e tyre për të kaluar sezonin e pushimeve.

Megjithatë, ka qenë qeni antidrogë ai i cili ka nuhatur diçka të dyshimtë në brendësi të automjetit, çka ka vënë në lëvizje policët. Për këtë arsye, makina me tre personat është shoqëruar për në rajonin e policisë, për të inspektuar automjetin nga brenda. 
 
Për evidentimin e sasisë së heroinës, policisë i është dashur çmontimi i disa pjesëve të brendshme, ku edhe u gjetën 5.2 kg heroinë, e ndarë në 15 pako.
 
Policia arrestoi 25 vjeçarin shqiptar me akuzën e trafikut të drogës, ndërsa vijojnë hetimet për rolin e dy personave të tjerë që ndodheshin në automjet me të.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar