ITALI - Një 30-vjeçar shqiptar, kërkon të rikthehet në qelinë e burgut. Ai është paraqitur në kazermën e karabinierëve të Castiglione Olona ku ka bërë një kërkesë të çuditshme, që të mund të kthehej në burg, pasi nuk duronte dot të motrën e tij.
Shqiptari 30 vjeçar i arrestuar për çështje droge në Liguria të Italisë, ishte lënë në arrest shtëpie dhe jetonte bashkë me të motrën e tij. E motra e tij, që jetonte sipas rregullave dhe parimeve, ishte e pajisur me leje të rregullt qendrimi dhe kishte normalitet në jetën e saj. Por, i vëllai, pikërisht këtë rregullsi dhe normalitet nuk e përballonte dot.
Pas zënkës së rradhës me të motrën e tij, për të mos arritur në degjenerim të situatës, ai ka dalë nga shtëpia, duke iu drejtuar kazermës së karabinierëve, me lutjen që t`a merrnin sërish në burg. Por, nuk është kaq e lehtë të ndryshosh një vendim, sikurse prenoton një hotel.
Sipas ligjit, askush nuk mund t`a mbyllte shqiptarin në qelinë e burgut, pa pasur një arsye dhe pa bërë asgjë të dënueshme. Pasi e ka kuptuar këtë gjë, shqiptari nuk ka humbur kohë dhe ka inskenuar një vjedhje, ku më pas është arrestuar nga karabinierët italianë. Mediat italiane e kanë cilësuar atë tani si një të burgosur të lumtur.
Redaksia online
(Elvana Bilai/a.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com