Një shtetas shqiptar që punonte si punonjës sigurie në një “Fast food” në Itali është rrahur brutalisht nga një grup afrikanësh mbrëmjen e djeshme në qytetin e Milanos në Itali.
/Shqiptarja.com
Identiteti i personave të përfshirë në këtë konflikt nuk bëhet ende i ditur, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se zënka ka nisur për shkak se grupi i afrikanëve kishte hyr në “fast food” dhe po bezdisnin klientët.
29-vjeçari shqiptar, ka nxjerrë jashtë “fast food-it” grupin e djemve dhe ata kanë filluar ta godasin me shqelma dhe grushte, ndërsa e kanë goditur dhe me thikë. Nga plagët e shkaktuar shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që policia nisur hetimet për të identifikuar autorët, të cilët sipas dëshmitarëve, kanë qenë rreth 10 persona.
Er.K/Shqiptarja.com










