ITALI- Për avokatët që mbrojnë sipërmarrësin Burhan Kapllani, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të ish-gruas dhe shokut të saj të ri, gjyqi ndaj tij jo vetëm që ka bërë hapa mbrapa, por është përsëri në pikën e fillimit.

Kapllani, sipërmarrësi 48-vjeçar shqiptar, janarin e shkuar ka vrarë me armë ish-gruan Orieta Boshi dhe partnerin e saj të ri Shpëtim Hana, përkatësisht 36 dhe 39 vjeç, para supermarket “M & D” në Bazzano. Dje pati kthesë gjatë procesit të dëgjimit Gjykatës së Apelit në Akuila, pasi Dhoma e Këshillit, ka urdhëruar që dokumentet në lidhje me vrasjen e dyfishtë të kthehen përsëri te gjykatësi për hetime paraprake, për shmangur rrezikun e paligjshmërisë së tyre.

Dje një nga avokatët që mbrojnë Kapllanin, avokati Tomaso Colella, njofton se është duke studiuar, së bashku me kolegun e tij Leonardo Casciere, ankesën për në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar që të dhënat të kthehetn edhe në prokurori. "Ka disa vendime  të Gjykatës Supreme, sipas të cilave dokumentet duhet të kthehen te prokurori publik, i cili duhet t’i marrë parasysh për seancën përgatitore. Gjyqtari kishte kërkuar një konsultim psikiatrik për klientin tonë”-tha Colella. Ndërkaq, gjyqtari hetues Marco Billi ka shprehur një masë kategorike, pa u caktuar seanca gjyqësore. Avokatët tani kanë 10 ditë për të paraqitur ankesën në Gjykatën e Lartë. Në prokurori ai ka thënë se “kurrë nuk e pranova shkatërrimin e familjes sime”.

Shumë pika ende mbeten të panjohura, si psh, sesi ai arriti të marrë pistoletën “Beretta”, të kalibrit 7,65 mm, me të cilën ai ka gjuajtur dy të shtëna. Arma rezultoi se ishte vjedhur në vitin 2010, në një shtëpi të pabanueshme, nga tërmeti i vitit 2009. Ndërkaq, akuza mbështet hipotezën e një vrasjeje të paramenduar, duke iu referuar zgjedhjes së viktimave, pasi u konstatua se brenda mjetit “Opel Zafira”, ku ai vrau ish-gruan e tij, ishte edhe nëna e saj. “Unë kurrë nuk do ti bëja keq vjehrrës sime”-tha shqiptari para gjykatësit. Ish-gruaja, shqiptare gjithashtu, Orjeta Boshti, 35 vjeçe, dhe shoku i saj, patrioti, Shpëtim Hana, 37-vjeçarm jetonin bashkë me vjehrrën e ardhshme të gruas, në San Gregorio, por bashkë me ta banonin edhe 4 fëmijët e 35-vjeçares, pasi do të martoheshin në korrik. Pista pasionale është më e besueshme, pasi ajo kërkonte divorcin prej kohësh.
 
(Ne foto: Orieta Boshi, ish gruaja e Kapllanit)

 Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)