ITALI-Një grua shqiptare ka mbetur viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj. Ngjarja ndodhi në Gradisca në veri-lindje të Italisë, ku një grua shqiptare, rreth të tridhjetave është vrarë mëngjesin e  sotëm nga bashkëshorti i saj me thikë.

Sipas mediave italiane, çifti, të dy me origjinë shqiptare, por me shtetësi italiane, prindër të një djali tetë vjeç, janë zënë fillimisht me njëri-tjetrin e më pas burri ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka qëlluar në qafë duke e lënë të vdekur.

Migena Kellezi është gruaja që humbi jetën, ndërsa burri është Dritan Sulollari, vrasja ndodhi në sy të djalit të tyre 8-vjeçar.  Pasi ka qëlluar bashkëshorten ka qenë vetë autori i krimit i cili ka telefonuar policinë dhe i ka rrëfyer se kishte “vrarë gruan”.

Mediat italiane kanë marrë edhe prononcimet e fqinjëve të çiftit, të cilët janë shprehur të shokuar pas ngjarjes.  Ndërsa njëra nga koleget e shqiptares që u vra u shpreh se "Migena ishte një person i mrekullueshëm dhe gjithmonë ishte e buzëqeshur”.

Sipas të dhënave të para të medieve italiane shkak i vrasjes ka qenë xhelozia e Dritan Sulollarit, e cila solli debate të shumta në familje dhe që përfunduan me vrasjen e gruas. 
Migena Kellezi
Migena Kellezi dhe Dritan Sulollari

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com