ITALI - Një shqiptar me banim në një provincë të Udines (San Giovanni al Natisone), i quajtur Lulzim Hadaj, pas një sherri me të shoqen për motive xhelozie, e ka goditur disa herë më thikë deri sa e ka lënë të vdekur. Kështu, Irma Hadaj, 33 vjeçe, ka gjetur vdekjen. Mediat italiane raportojnë se Irma ishte nënë e dy vajzave të vogla dhe e gjithë skena e krimit është bërë në sy të fëmijëve të çiftit.
I nxehur keq, Lulzim Hadaj, 36 vjeç ka marrë një thikë në kuzhinë dhe i është vërsulur të shoqes duke e qëlluar disa herë. E gjithë kjo ka ndodhur përpara syve të dy vajzave të vogla të çiftit; njëra 8 e tjetra 10 vjeçe, të parat që kanë dhënë alarmin duke iu drejtuar një fqinji. Fqinji i çiftit shqiptar ka parë skenën e tmerrshme dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Edhe vetë xhelati i gruas, kur ka kuptuar ç’ka bërë, ka telefonuar karabinierët. Forcat e rendit kanë gjetur gruan pa jetë në një pellg me gjak e sipër saj të shoqin-xhelat në gjendje shoku.
Burime nga kuestura e Udines kanë thënë sot në mëngjes se Lulzim Hadaj në vitin 2012 ishte dënuar pikërisht për keqtrajtime në familje, pasi në vitet 2003-2010 ai kishte patur sjellje agresive ndaj të shoqes. Pikërisht e shoqja e kishte denoncuar asokohe, por drejtësia e kishte dënuar me vetëm nëntë muaj burg, dënim i pezulluar me kusht.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com