PAVIA- Një shqiptar 32 vjec është vrarë me armë zjarri një orë pas mesnatës së të shtunës duke u gdhirë e diela në një lokal nate në Vigevano të Pavias. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lokalin 'Sayonara', në një moment kur lokali ishte plot me njerëz.
Nga të dhënat e para mësohet se dy persona afruan viktimën, pranë banakut, dhe kanë bërë sikur do e përqafonin, të riun. Më pas njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në kokë.
Vrasja shkaktoi panik në lokal, i cili ishte plot me klientë, në ato momente, ndërsa autorët arritën të largoheshin.
Nuk bëhet i ditur emri i viktimës, por mësohet se njihej si person me precendente të vogla penale për vjedhje, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa. Policia po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e vrasjes. Dyshohet se vrasja mund të ketë të bëjë me banda rivale pasi vrasja ka ngjashmëri me një krim të ndodhur në korrikun e kaluar po në Vigevano, kur tre persona qëlluan për vdekje një tjetër shqiptar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com