KAZERTA - Arestohet një shqiptar në Itali, pasi policia i ka gjetur 17 kilogramë kanabis sativa në një çantë që kishte me vete. Operacioni i policisë është zhvilluar në Kazerta dhe në pranga në flagrancë është vënë Arnis Difaj, 19 vjeç, shkruan CasertaNeës.
Patrulla e policisë e ka gjetur të papërgatitur të riun shqiptar, pasi i ka ushtruar një kontroll të befasishëm në makinë, në rrugën “Mazzini” në Kazerta, ku i ka gjetur edhe sasinë e lëndës narkotike të llojit kanabis sativa.
Droga ishte e paketuar në 17 pako të mbështjella me natriban dhe të gjitha ishin të vëna në një çantë udhëtimi. Siç bën të ditur policia, droga ishte paketuar për tu shitur. Pas arrestimi karabinerët kanë ushtruar edhe një kontroll në banesën e 19-vjeçarit Difaj.
Në banesën e shqiptarit, policia ka gjetur edhe 20 mijë euro, që sipas hetimeve janë të ardhura të përfituara nga veprimtari të paligjshme. Ndaj të riut është ngritur akuza e “shitjes së lëndëve narkotike”.

(Në Foto: Droga dhe paratë e sekuestruara nga policia itlaiane )
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com