Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të një kazerme karabinierësh, që ka marrë emrat e karabinierëve Mario Trapassi dhe Salvatore Bartolotta, të cilët u vranë nga mafia së bashku me gjykatësin Rocco Chinnici.
Kjo kazermë ka qenë shtëpia ku bosi i mafias, Toto' Riina kaloi periudhën e tij të fundit në arrati.
Kjo pasuri e patundshme e bosit të mafias u konfiskua nga ushtria italiane.
Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë edhe komandanti i karabinierëve, Tullio Del Sette, kryetari i bashkisë së Palermos, Leoluca Orlando dhe zyrtarë të tjerë të lartë.//atsh/