ITALI - Paraditen e sotme në Quirinale janë betuar ministrat e kabinetit të ri qeveritar në Itali. Në një ceremoni të posacme, nën drejtimin e presidentit të rimandatuar Xhorxho Napolitano, i mandatuari per qeverine e re te Italise, Enriko Leta është betuar për postin e tij bashkë me ministrat e zgjedhur për qeverinë e re.
Nje kabinet ky koalicion mes të majtës e të djathtës, me shumë femra në qeveri dhe për herë të parë edhe një femër me ngjyrë.
Koalicioni bashkon Partinë Demokratike të Lettës dhe Njerëzit e Lirisë të ish-kryeminsitrit Silvio Berlusconi.
Berlusconi ka thënë se nuk do të jetë ministër, por ka kërkuar që figurave kryesore të partisë së tij t’iu jepen poste të larta. Zgjedhjet e shkurtit në Itali nuk kanë prodhuar fitues të qartë, ndërsa analistët kanë sugjeruar se bllokada politike do të vonojë reformat, që mund të ndihmojnë ringjalljen e Italisë së zhytur në recension.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com