Policia ra në gjurmët e shqiptarëve, pas denoncimit të bërë nga fqinjët.
Arrestimet datojnë në 4 tetor, kur në banesën e një shqiptari në Milano, është gjetur drogë. Ndërkohë, në shtëpi u gjetën dhe një tufë me çelësa që dyshohet se ishin të një tjetre banesa me substanca ilegale.
Banesa është zbuluar pas dy javësh, ditën e djeshme falë sinjalizimeve të bëra nga banorët, fqinjë me shqiptarët.
Bëhet fjalë për një vend, tip garazhi, ku ishte pikasur një person i dyshuar që lëvizte shpesh. Aty policia gjeti 215 kg metamfitaminë në pluhur, një prej drogave që përdoret në diskoteka si dhe 225 kg paracetamol, substancë e përdorur për përzierjen e kokainës dhe heroinës.
Ekspertët janë në pritje të përcaktimit të shkallës së pastërtisë dhe matur dozat që do të dilnin nga lënda e konfiskuar.
(Paracetamoli i sekuestuar, përdorej për përzirjen e kokainës)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com