Në shumë zona niveli i ujit ka shkuar në rreth 1 metër lartësi duke përmbytur shumë biznese. Forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë banorëve e për të minimizuar dëmet e mundshme.
Qyteti është përkohësisht në “blackout” pasi si pasojë e stuhisë është shkëputur energjia elektrike ndërkohë që linjat telefonike janë jashtë funksionit.
Sipas autoriteteve vendase, Presidenti i Rajonit Toscana Enricco Rossi pritet të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme.
Në normalizimin e situatës dhe riparimin e dëmeve pritet të angazhohen gjithashtu dhe qindra refugjatë nga i gjithë rajoni i Toscanës.
Foto të tjera..
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)