Nga ndeshja e parë e cila u luajt në Suedi edhe pse Italia zbriti në fushë si favorite në këtë duel, pësoi një humbje e cila e ka vendosur në një situatë aspak të këndshme.
Nga ana tjerët motivimi i lojtarëve ka nisur në të dyja skuadrat. Trajneri Andersson u ka thënë lojtarëve të tij se dueli duhet luajtur sikur të ishe i fundit për ta.
“Ju duhet të hyni në çdo duel sikur të ishte gjëja e fundit që keni për të bërë para se të vdisni”, është shprehur Anderson duke dashur t’i motivojë lojtarët e tij.
Nga ana e italianëve ndërkohë ndodhemi në orët e fundit përpara se dueli të startojë në “San Siro”, presioni është duke u rritur.
Në rast dështimi, Italia nuk do të ishte pjesë e Botërorit, gjë e cila ka gjashtë dekada pa ndodhur.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
