Itali, takimi me Merkel dhe Hollande
Renzi: Europa s'merr fund me Brexit

Itali, takimi me Merkel dhe Hollande<br />Renzi: Europa s'merr fund me Brexit
Udhëheqësit e Italisë, Francës dhe Gjermanisë janë takuar sot në Itali dhe kanë diskutuar mbi krizën e emigrantëve, sigurimin e kufijve të brendshëm dhe daljen e vendimin e Britanisë për të dalë nga BE.

Në aeroplanmbajtësen "Garibaldi" përballë ishujve Pontina është mbajtur takimi trepalësh mes kryeministrit italian Renzi, kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Hollande. 

Kryeministri italian Matteo Renzi deklaroi se bashkëpunimi është prioritet i BE.

"Shumë mendonin se pas Brexit Evropa do të binte. Por jo. Respektojmë zgjedhjen e popullit britanik, por ne duam që të shkruajmë një faqe të re për të ardhmen. Dhe kjo është arsyeja pse siguria e brendshme, siguria e jashtme, lufta për një mbrojtje të përbashkët, bashkëpunimi mes shërbimeve të inteligjencës, integrimi më i mirë i industrive kombëtare të Mbrojtjes dhe projekti për një Komunitet Europian për sigurinë, janë prioritetet tona kryesore ", ka thënë Renzi.

Renzi kishte zgjedhur këtë vend simbolik për të folur në lidhje me Europën e re pasi në vitin 1942 në këtë ishull Spinelli, një nga themeluesit e Unionit kishte nisur manifestin e Europës së Bashkuar. "Pas nesh ndodhet ishulli i Ventotene, vend simbolik i Europës së Madhe", ka thënë lideri italian.

Pas fjalës së Renzit ka folur presidenti francez i cili ka theksuar se nevojitet një koordinim më i madh në fushën e sigurisë. Ai është shprehur: "Është e vërtetë që Brexit ka krijuar pasiguri, por kjo duhet eliminuar në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë".

E fundit që ka folur në këtë konferencë ishte kancelarja Merkel.

"Ne duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e brendshme dhe të jashtme të BE. Duhet të përmirësojmë shkëmbimet ndërmjet shërbimeve inteligjente dhe i gjithë informacioni mbi territorin duhet të jetë më i mirë. Të përballur me krizën e emigrantëve ne duhet të bëjmë më shumë për mekanizmin e mbrojtjes së kufirit", ka thënë Merkel.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës