Itali, temperaturat e larta vrasin tre persona

Itali, temperaturat e larta vrasin tre persona

Vala e paralajmëruar e temperaturave të nxehta në debutimin e saj në Itali ka shkaktuar tashmë tre viktima në Lombardia dhe Marche.

Autoritetet vendase kanë nisur marrjen e masave kundër vapës dhe në vazhdën e tyre, turistëve e kalimtarëve në kryeqytetin Romë iu shpërndanë 20.000 shishe uji.

Mbi 35 persona janë shtruar në spital në Xhenova, pjesa dërrmuese e të cilëve të moshuar.

Në shumë qytete, veçanërisht në veri, përqendrimet e ozonit në ajër po rriten, gjë që mund të krijojë rreziqe shëndetësore ndaj të moshuarve, fëmijëve, grave shtatëzëna dhe personave me probleme të frymëmarrjes, në rast të ekspozimit afatshkurtër.

Milano, nga sot dhe gjatë gjithë verës, do të shpërndahen 10 mijë shishe me ujë të pastër natyror, lëngje frutash dhe pije energjike të dhuruara nga Banka Ushqimore e Lombardisë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, duke nisur nga dita e shtunë, temperaturat do të nisin uljen, duke e çliruar sadopak gadishullin nga makthi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja