Itali/ Tentoi të vriste shqiptarin me 6 goditje thike pas sherrit në lokal, kapet në arrati 32-vjeçari maroken

Itali/ Tentoi të vriste shqiptarin me 6 goditje thike pas sherrit në lokal, kapet në arrati 32-vjeçari maroken

Policia italiane, në zonën ku ndodhi plagosja

Itali- Policia e Parmës njoftoi sot (4 Dhjetor) se ka arrestuar një person të kërkuar si autor të tentativës së vrasjes së një shqiptari.

Ngjarja ka ndodhur më 18 Tetor të këtij viti në Reggio Emilia, në ambientet e një lokali. 

I arrestuari është një shtetas maroken, 32-vjeçar, i bllokuar nga oficerët në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia dhe u dërgua në burg në “Via Burla”.

Sipas hetuesve, marokeni pas një sherri për arsye banale që ka ndodhur në lokal, ka goditur 6 herë me thikë në fytyrë, qafë dhe fyt shqiptarin, shkruan media italiane

Me gjithë plagët e marra, viktima ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndërhyrjen e policisë. Ndërhyrja e menjëhershme dhe dërgimi në spital i shpëtuan jetën të riut. Pas këtij episodi, lokali u mbyll për shtatë ditë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin