ITALI-Një shqiptar është plagosur me armë zjarri nga policia gjatë tentativës për të shpëtuar nga arrestimi. Sipas medieve italiane, policia u vendos në ndjekje të një makine të vjedhur, ku po udhëtonin tre persona në afërsi të komunës Pontecagnano. Gjatë ndjekjes, 42-vjeçari shqiptar që u plagos së bashku me dy personat e tjerë bratisën makinën për të humbur gjurmët në errësirë.
Por gjatë ndjekjes policia italiane ka plagosur njëri nga shqiptarët me një plumb në gjoks. 42-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.
Komento