ITALI - Gjykata e Lartë në Itali mbështeti vendimin që cilëson fajtor 23 amerikanë ku 22 prej tyre janë agjentë të CIA-s, të akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e një të dyshuari për terrorizëm.
Rasti lidhet me rrëmbimin e një kleriku egjiptian në Milano në vitin 2003.
Ky ishte procesi i parë në të cilën gjykohej praktika e Shërbimeve Inteligjente Amerikane të transferimit të të burgosurve në vende ku tortura është një praktikë e lejuar me ligj.
Njeriu i njohur si Abu Omar u rrëmbye në Milano dhe thuhet se u çua në Egjipt ku iu nënshtrua keqtrajtimeve dhe dhunës. Grupi i 22 agjentëve amerikanë të CIA-s si dhe një piloti të forcave ajrore thuhet se jetojnë në SHBA dhe ka të ngjarë të vuajnë aty dënimin e tyre.
Italia nga ana e saj nuk ka kërkuar ekstradimin e tyre, kështu që ata mund të lëvizin lirshëm në Evropë pa rrezikuar arrestimin.
Në grup përfshihet ish shefi i operacioneve të CIA-s në Milano, Robert Seldon. Apeli la në fuqi të njëjtat dënime si ato të Shkallës së Parë. Gjykata e Apelit vendosi gjithashtu që dhe 5 agjentë të lartë italianë të shërbimeve sekrete përfshi dhe ish kreun e Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës, të gjykohen për rolin e tyre në këtë rrëmbim.
Mediat ndërkombëtare thonë se ky është një rast i ngjashëm si ai i vitit 2007 kur prokurorët gjermanë lëshuan urdhër arreste për 13 agjentë të CIA-s pasi kishin rrëmbyer një shtetas gjerman Khaled Al-Masri në vitin 2003 dhe e kishin çuar atë në Afganistan. U fol atëherë se CIA kishte rrëmbyer njeriun e gabuar dhe e hodhi Al Masrin në një rrugë të humbur në veri të Shqipërisë.
Ministri gjerman i Drejtësisë, njoftoi atëherë se nuk do bënte kërkesë për ekstradim ndaj agjentëve të CIA-s, pasi në praktikën e saj SHBA refuzon ekstradimin dhe dorëzimin e agjentëve të saj.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com