Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Sasi droge e sekuestruar gjatë operacionit në Itali

Itali- Karabinierët e Astit kanë finalizuar dje (17 Dhjetor) një operacion kundër goditjes së rrjetit të shpërndarjes dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Shtatë urdhra-arresti janë ekzekutuar, ku 6 prej të prangosurve janë shqiptarë dhe një italian. Gjykata e Astit kishte dhënë ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” për trafik kokaine.

Një urdhër i tetë, i veçuar me këtë rast, u finalizua në një tjetër aksion ndaj një shqiptari që u kap me rreth 300 gramë kokainë.

Organizata vepronte kryesisht në Granca, Cuneo dhe Asti.

 Hetuesit kanë mundur të gjurmojnë edhe lëvizjet e celulës, rolet e të dyshuarve dhe operacionet financiare të tyre.

Krerët e organizatës rekrutonin të rinj nga Shqipëria me ‘kontrata’ 3-mujore, koha e shkeljes së zonës Shengen, teksa u sigurohej akomodimi, mjetet e transportit, ushqimi dhe një rrogë e mirë mujore që shkonte deri në 3 mijë euro në muaj, informon media italiane.

Por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit e grupit kujdeseshin për korrierët e tyre edhe në rastet kur ata dëboheshin nga Italia, apo riatdhesoheshin, duke i rikthyer në vend.

Sipas hetuesve, pasi udhëzohej për mënyrat e trajtimit, “djali” i pajisur me makinë, smartfon dhe telefona të koduar, komunikonte nëpërmjet WhatsApp-it me klientët, duke mbledhur lëndën narkotike të paketuar në doza dhe duke e vendosur në vende të posaçme fshehjeje të krijuara në tokë dhe më pas e dorëzonte.

Gjatë hetimeve që çuan në ekzekutimin e masave, u arrestua në flagrancë edhe një shtetas shqiptar, të cilit iu gjetën rreth 265 gramë kokainë, para cash dhe material paketimi.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet