Itali, trafik kokaine fshehur në
pako NIKE, arrestohet shqiptari 

Trafikonte kokainë duke e ambalazhuar me logot e markave të mirënjohura sportive dhe të modës nga Louis Vuitton tek Nike, arrestohet në Itali 37-vjeçari shqiptar. Irakli Kitos iu kapën 21 kilogramë kokainë, 30 kilogramë përzierës dhe 132 mijë euro para cash. Ai ishte vënë nën vëzhgim nga karabineria në provincën e Pavias.

Prangosja u krye pranë njërës prej banesave të tij, ku shqiptari sapo kishte sjellë lëndën narkotike të fshehur në një pako me markën e një firme të njohur për prodhimin e filmave vizatimorë. Atij iu sekuestruan 5 kilogramë kokainë dhe 500 euro.

Në operacion zhvilluar paralelisht në Milano, në një tjetër banesë, forcat e policisë gjetën 16 kilogramë të tjera kokainë, makinë presimi për drogën, makineri falsifikuese për logot e firmave prestigjioze si dhe 132 mijë euro. Në këtë banesë policia arrestoi bashkëjetuesen e shqiptarit, një shtetase 36-vjeçare nga Ekuadori, Maria Elenea Meza Alvarado.

Pas marrjes në pyetje mediat italiane bëjnë me dije se Irakli Kito ka pranuar se merrej me trafikun e drogës pas dështimit të biznesit të tij. Ai së bashku me shtetasen ekuadoriane ishin rezident në Barcelonë të pajisur atje me leje qëndrimi të rregullt.

Nga përllogaritjet, vlera e 21 kilogramëve të kokainës së sekuestruara kapte në treg shifrën e 800 mijë eurove. 

droge itali

droge itali

droga itali

droga itali

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës

Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës