MILANO - Policia italiane ka arritur të zbulojë një bandë italo-shqiptare, të trafikimit dhe shpërndarjes së marijuanës. Është arritur të vihet në pranga 34-vjeçari shqiptar Zamir Oruçi rezident në provincën e Lurate Caçivio, në Provincën e Komos, në Rajonin e Lombardisë, në Itali.
Një shoqëri e vërtetë italo-shqiptare, që drejtonin tregun e marijuanës dhe kishin si pike referuese Shqipërinë nga ku transportohej edhe lënda narkotike. Guardia e Financës së Olgiate Comasco, në Komo në Rajonin e Lombardisë, kanë pranuar se kishin rënë në gjurmët e këtij grupi, prej kohësh, pasi drejtonte tregtinë e marijuanës në këtë zonë.
Autoritetet italiane, thonë se familia Oruçi, një pjesë e të cilëve janë rezidentë në Bassa Comasca po në Komo dhe një pjesë në Shqipëri, kanë qenë në qendër të një tregtimi të paligjshëm të marijuanës dhe bëhet fjalë për 30 persona të përfshirë.
Nga transporti prej Shqipërisë në Itali, vlera e marijuanës rritej nga 600 deri në 3 mijë euro për kg. Droga blihej në Shqipëri, shpesh duke organizuar transporte me italianë të paguar për udhëtime të njëpasnjëshme dhe lënda narkotike fshihej në fundin e makinave. Këto makina udhëtonin për qindra kilometra deri në destinacionin, që ishte Comasco, në Komo.
Në muajin prill të vitit të kaluar një tjetër shqiptari Klodian Pazas, iu sekuestrua një sasi prej 500 kg. Në atë rast, sipas policia, organizator ishte Oruçi, i cili, me mbërritjen e policisë, kishte mundur të largohej nga vendngjarja.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com