ITALI- Një rrjet që trafikonte kokainë për VIP-at është zbuluar në Torino, ku u arrestuan 18 persona. Mes të ndaluarve është edhe një shqiptar 32 vjeç, por veçantia e këtij grupi kriminal qëndronte në faktin se ata e shisnin drogës, duke patur me vete një vajzë 3 vjeç, e cila duket në një video të realizuar nga përgjimet e prokurorisë italiane.
Në pranga, përveç italianëve, ka rënë edhe Afrim Sinaj, i cili merrej me shpërndarjen e drogës, ndërsa blerësit ishin personazhe VIP si artistë, politikanë, etj. Mediet italiane raportojnë se pikërisht prania e vajzës 3-vjeçare pengonte hetimet që kryesoheshin nga prokurori Stefani Castellani.
Elementet e para ishin zbuluar në një vilë në kodër, pasi në këtë rrjet që shpërndante drogë ishte përfshirë edhe kushinieri i një restoranti të famshëm. Policia sekuestroi disa kg kokainë dhe marijuanë, ndërsa po vijohen hetimet intensive.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com