Ascoli- Karabinierët e njësisë operative në Ascoli arrestuan mbrëmjen e së premtes (23 Gusht) një 30-vjeçar shqiptar me banim në Spinetoli, i cili u kap duke u shpërndarë kokainë dy përdoruesve të drogës në qytet.
Agjentët kishin kohë që gjurmonin të dyshuarin, teksa e futën në kurth në “Pagliare del Tronto”. Policia tha se i gjeti 30 doza kokainë të gatshme për trafikim.
Nga kontrolli i mëpasshëm u zbuluan edhe 15 gramë të së njëjtës lëndë narkotike. Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua në media, u arrestua.

I mbrojtur nga avokati Umberto Gramenzi, dje (e shtunë) doli para gjyqtares së gjykatës Ascoli, Barbara Caponetti, e cila vuri në fuqi arrestimin dhe shtyu gjykimin e drejtpërdrejtë për më 1 tetor. Ndërkohë, gjyqtarja i ka vendosur shqiptarit edhe ndalimin e qëndrimit në provincën e Ascolit.
Krahas kokainës, 30-vjeçari i sekuestroi edhe dy celularë, të cilët do të analizohen në thellësi për të identifikuar rrjetin e trafikut të drogës, nga i cili burri siguronte drogën dhe më pas i shiste në sheshin e Picenës. Ka dyshime të arsyeshme se ai është pjesë e një grupi të organizuar që vepron në zonë dhe do merret gjithashtu në pyetje.
A.Q/Shqiptarja.comKomente

