ITALI- Një bandë italo-shqiptare e trafikut të drogës është shkatërruar në Catania, Itali, ndërsa 7 persona janë arrestuar. Në prangat e policisë kanë rënë 4 italianë dhe 3 shqiptarë, Maridian Sulaj, Moisi Habilaj dhe Fatmir Minaj, ndërsa 4 shqiptarë të tjerë janë në kërkim. Katër shqiptarët në kërkim, sipas medieve italiane janë fshehur në Shqipëri, ndërsa janë sinjalizuar autoritetet për prangosjen dhe ekstradimin në Itali për t’u gjykuar.
Gjatë operacionit të koduar "Trëndafili i erës", janë sekuestruar edhe 20,000 euro kesh. Nga hetimet është zbuluar se gjatë viteve të fundit banda ka mundur të transportojë mbi 3.500 kg marijuanë nga bregdeti shqiptar për në Itali. Dërgesa e transportime që me raste kanë përfunduar edhe me arrestimin e më shumë se 20 ‘’korrierëve’’, së bashku me konfiskimin e armëve kallashnikov e qindra municioneve.
Droga ishte e destinuar për vende të tilla si Catania, Ragusa dhe Siracusa. Nga trafikimi i armeve dhe lëndëve narkotike qarkullonte një total i vlerësuar në shumën mbi 20 mln euro. Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun sasive rekord të drogës.
Shqiptarët e arrestuar: Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj
Italianët: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti dhe Angelo Busacca
(Shqiptarët e arrestuar në Itali janë Maridian Sulaj, Fatmir Minaj dhe Moisi Habilaj)
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com

VIDEO