BARI- Afro dy mijë shqiptarë u bllokuan mbrëmjen e së dielës në portin e Barit ndërsa trageti Claudia i linjës Durrës - Ankona ndryshoi destinacion pasi pësoi një avari në njërin prej dy motorëve. Ai duhej të nisej në orën 19:00 të datës 1 shtator por nuk kishte ardhur akoma në port në atë orë. Trageti mbërriti në orën 05:00 të mëngjesit të datës 2 shtator dhe nisja e tij drejt Ankonës u bë pas rreth 1 ore. Kjo vonesë irritoi pasagjerët të cilët e kaluan natën në terminal.

Fotot e ardhura në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report, një ditë më vonë dëshmojnë lodhjen dhe orët e vështira që iu desh pasagjerëve të kalonin në portin e Barit. 

ORA 21: 52 2/09/ 2012

2000 shqiptarë protestuan mbrëmë (2 shtator) në Bari
Trageti Claudia i linjës Durrës - Ankona ka ndryshuar destinacion duke ndaluar në Bari, pasi ka pësuar një avari në njërin prej dy motorrëve. Trageti që duhej të nisej në orën 19:00 të datës 1 shtator nuk kishte ardhur akoma në port në atë orë. Trageti ka mbërritur në orën 05:00 të mëngjesit të datës 2 shtator dhe nisja e tij drejt Ankonës u bë pas rreth 1 ore në orën 6:00.

Vonesa e tragetit ka irrituar pasagjerët të cilët e kaluan natën në terminal. Trageti i përkiste kompanisë Adria Ferries. Në udhëtim e sipër për Ancona pasagjerve ju bëhet e ditur se destinacioni përfundimtar do të ishte Bari pasi sipas tyre për shkak të dallgeve të mëdha nuk mund të shkonin në Ancona. Pasagjerët të irritur në portin e Barit deklarojnë se nuk do të lëvizin nga terminali dhe se do të vazhdojnë protestën për të marrë një përgjigje për gjithë këtë situatë.

Pasagjerët shprehen për televizionin A1 REPORT se do të vazhdojnë protestën në portin e Barit deri në momentin që do të marrin një përgjigje, pasi kanë humbur punën dhe biletën për në Ankona. Sipas tyre trageti kishte pasur probleme në njërin prej dy motorrëve nga momenti që ishin nisur. Në traget ndodheshin 2500 pasagjerë të cilët presin një përgjigje për ndryshimin e destinacionit.

Të lodhur dhe të irrituar nga gjendja pasagjerët shprehen se kjo është një padrejtësi që ju bëhet shqiptarëve, pasi nuk ju jep askush shpjegime për atë që ka ndodhur duke i lënë të braktisur në mes të katër rrugëve në portin e Barit. Më tej njëri prej pasagjerëve thotë se nuk kanë para për të udhëtuar nga Bari në Ankona duke mbetur në portin e Barit. Midis pasagjerëve që ndodhen në Bari mësohet se gjenden edhe fëmijë dhe të moshur, të cilët prisnin të mbërrinin në Ankona.

Kapiteni i portit të Durrësit Hysni Aruci shprehet se lajmin për avarinë që kishte pësuar trageti i linjës Durrës - Ankona e kishte marrë nga mediat. "Kjo është një cështje që i përket palës italiane të përgjigjet, pasi trageti kalon ujërat territoriale. Ndërsa përsa i përket vonesës me të cilën u nisën pasagjerët nga porti i Durrësit, kjo është një procedurë normale në kohë mbingarkese, por nga ana e autoriteteve portuale është bërë maksimumi që anija të nisej sa më shpejt" në vazhdim të intervistës për TV A1 REPORT kapiteni i portit Hysni Aruci kërkon që drejtuesit e agjencisë duhet të marrin masat menjëherë që pasagjerët të përfundojnë në destinacionin që janë nisur.

Pas protestës dhe pritjes së gjatë për një përgjigje, pasagjerët që ndodheshin në portin e Barit janë largaur në destinacionet e tyre. Mbi 1500 persona pritën në portin e Barit për disa orë duke protestuar për ndryshimin e destinacionit final nga Ankona në Bari, por askush nuk ju përgjigj thirrjes së tyre për ndihmë.

Lajmi u publikua fillimisht në 21: 52 e 2/09/2012 dhe u perditesua ne 3/09/2012 ora 13: 44
(d.b/sg/shqiptarja.com)