Policia italiane ka bërë të ditur se, kishte marrë informacione në lidhje me trafikun që do të bënin një bandë shqiptare dhe për këtë qëllim kishin organizuar një postbllok. Sipas policisë, shqiptarët udhëtonin në dy makina, njëra prej tyre Alfa Romeo ku u gjet dhe lënda narkotike.
(Në foto: Shqiptarët e arrestuar; nga e majta Asim Çaushaj, Ervis Kapaj, Haxhi Kapaj, Dionis Mamurani)
Sipas policisë makinën me drogë e drejtonte Dionis Mamurani. Kanabis sativa ishte ndarë në 92 pako me nga 2 kilogram që në fund rezultoi të ishte 193 kilogramë. Pas kësaj, është bllokuar edhe makina tjetër që ishte pas ku ishin edhe 3 shqiptarët e tjerë, Asim Çaushaj, dhe binjakët Haxhi dhe Ervis Kapaj.
Katër shqiptarët janë dërguar në burgun e Mesinës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Ndërkaq droga me vlerë prej 400 mijë eurosh nëse do të shitej në treg do të arrinte vlerën prej 1.5 milionë eurove.
(Foto: Droga e sekuestruar dhe makina që e transportonte)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)