VIDEO/FOTOItali, treni përplaset me kamionin, 2 të vdekur e 18 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në Itali. Treni i linjës Torino-Ivrea është përplasur me një kamion dhe si pasojë 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas hetimeve të para kamioni i nisur nga Republika Çeke ka hyrë në kalimin hekurudhor duke shembur traun pengues dhe pse semafori sinjalizonte mbërritjen e trenit. Treni është përplasur fuqishëm me kamionin dhe tre prej vagonave të tij kanë dalë jashtë shinave.

Mësohet se viktimat janë dy drejtuesit, makinisti i trenit Roberto Madau, 61-vjeç dhe Aurelian Stefan, 64 vjeç, me origjinë rumune që drejtonte kamionin.

Sipas mediave italiane 4 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Incidenti ndodhi rreth orës 23:20 në fshatin Arè. Nga hetime paraprake dyshohet se fajin e ka pasur drejtuesi i trenit, por ende nuk është përcaktuar dinamika e plotë sesi ndodhi aksidenti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja