Mediat italine kanë bërë me dije se ende nuk ka asnjë gjurmë nga shqiptari i arratisur nga burgu i Torinos. 45-vjeçari po vuante dënimin ndërkohë që edhe punonte në një kompani në Moncalieri dhe pas punës, ai nuk u kthye më në qeli.

Në vend që të kthehej, shqiptari shkoi në banesën e kunatit të tij, dhe pas një sherri mes të dyve ai plagosi egjiptianin dhe pas kësaj ia mbathi.

I riu duhet të vuante dënimin deri në 2022-tën për drogë, prostitucion, mbajtje armesh dhe krime të tjera.