ITALI- Vijojnë kërkimet për 36-vjeçarin shqiptar Valentin Frrokaj i cili u arratis pasditen e djeshme rreth orës 14:30 nga burgi i Pagliarelli në Palermo, pasi sharroi hekurat e qelisë, doli duke përdorur një çarçaf. Sipas deklaratave të policisë italiane, nuk ka asnjë gjurmë nga shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm. Valentin Frrokaj ishte dënuar për vrasjen e një shqiptari, Elton Llaho, në 2007, në Brescia. Në shkurt të 2013, Frrokaj kishte arritur të arratisej nga burgu i Parmas, një burg i sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimin bosët e mafies. Në arratisjen e tij të parë, Frrokaj arriti të sharronte hekurat e qelisë, dhe të largohej edhe atëherë me ndihmën e një çarçafi.
Por arratisja e tij përfundoi shtatë muaj më vonë, pasi u arrestua në Milano.
Ndërsa transferimi i tij në Palermo u bë në muajin gusht. Burgu i Pagliarelli, cilësohet si një nga burgjet me siguri më të lartë në Itali.
Megjithatë Frrokaj, arriti t’i shpëtonte rojeve të burgut ditën e djeshme,
Hetimi i çështjes i është besuar prokurores Caterina Malagoli. Sipas jnë rindërtimi të ngjarjes, 36-vjeçari është ngjitur në çatinë e godinës, dhe më pas është hedhur nga një lartësi prej tre metra e gjysmë. Pasi ka kaluar nivelin e parë të kangjellave, e më pas murin rrethuar prej 7 metrash të lartë, ka kaluar në nivelin e dytë të kangjellave, ku edhe u plagos.

(Foto/Burgu i Palermos nga u arratis 36-vjeçari shqiptar)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shqiptari i dënuar me burg përjetë arratiset nga burgu i Palermos