Itali/ U grind më të bijën, babai e vret për datëlindjen e saj

Itali/ U grind më të bijën, babai e vret për datëlindjen e saj

Babai, policia ne vendngjarje dhe viktima

Padova të Italisë babai Stellio Cerqueni 88-vjeçar ka qëlluar të bijën me armë zjarri dhe si rezultat i ka marrë jetën. Viktima, Dorjana Cerqueni e cila sapo kishte mbushur 60 vjeç u gjend e shtrirë në asfaltin përpara shtëpisë së saj në Sarmeola di Rubano pranë Padovës. Shkak thuhet të ketë qëne një debat mes tyre.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e  ditës së premte më 17 shtator ku disa fqinjë dëshmitarë dhe të afërm që kishin ardhur për të uruar viktimën u bënë spektatorë të situatës dhe njoftuan policinë vendase. Babai dhe vajza nuk jetonin së bashku, burri jetonte në Monfalcone (Gorizia) dhe kishte arritur në shtëpinë e vajzës së tij për datëlindjen e saj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 19/09/2021 17:04

    Nuk ishte debat i castit shoqi,ai e urrente te bijen.Kishte me vete nje kaliber 38,dhe ditarin e tij nga ku po dalin shkaqet pse ishte kaq i terbuar,e kishte te paramenduar deri ne detaj,ka marre taxi,te njejten qe i ka sherbyer kohet e fundit,dhe ka shkuar saktesish ne kohen qe duhet te ishte prezent e bija . Debatet kan qene te hershme,dhe urrente thellesisht prej 30 vjetesh,per faktin qe ajo u martua me ish ortakun e tij kunder vullnetit te tij,dhe sipas mediave lokale, kohet e funditka qene i diagnostikuar me nje semundje te keqe, dhe ishte i bindur qe nuk kishte per ta mbyll vitin,dhe kishte frike se e bija do tia nzinte jeten te shoqes se tij per trashegimine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja