Itali, u hodh në det t'i shpëtojë
arrestimit, identifikohet shqiptari

Itali, u hodh në det t'i shpëtojë<br />arrestimit, identifikohet shqiptari
IMPERIA- Policia italiane po vazhdon kërkimet për 21-vjeçarin shqiptar i cili u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit. Ngjarja ka ndodhur në 2 qershor, në Imperia të Italisë, ku tre të rinj u zbuluan nga policia duke vjedhur.
 
Për t’i shpëtuar policisë, njëri pret tre personave është hedhur në det. Policia italiane ka identifikuar sot 21 vjeçarin me shtetësi shqiptare, Arian Rexha. Aktualisht policia lokale dhe zëvendës supervizori i Prokurorisë së Imperias, po vazhdojnë kërkimet në det.

Megjithatë, policia hedh edhe një tjetër pistë hetimi, për arratisjes e të riut, i cili mund të ketë dalë nga deti i favorizuar edhe nga afërsia me bregun, dhe nga errësira.
 
Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e personave të tjerë që ishin pjesë e tentativës për vjedhje në një lokal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni