Itali/ U kapën duke shkëmbyer 5 ton kokainë në det! Jepen dënimet për 5 nga 20 të arrestuarit! Shqiptari dënohet me 12 vjet burg (EMRI)

Itali/ U kapën duke shkëmbyer 5 ton kokainë në det! Jepen dënimet për 5 nga 20 të arrestuarit! Shqiptari dënohet me 12 vjet burg (EMRI)

Kokaina e kapur nga autoritetet italiane

ITALI - Pesë dënime u shpallën në procesin e gjykimit të shkurtuar të lidhur me hetimin për konfiskimin më të madh të kokainës në historinë e Italisë. Droga u kap nga anija “Plutus”, që lundronte me flamurin e Palaut, dhe u transportua nga peshkarexha “Ferdinando D’Aragona”. Ngarkesa gjigante prej mbi 5 tonë kokainë, e nisur nga Amerika Qendrore, kryesisht nga Santo Domingo, përfundoi në Porto Empedokle, ku Guardia di Finanza ndërhyri duke arrestuar 20 persona në dy operacione të ndryshme.

Sipas vlerësimeve të hetuesve, kjo sasi droge mund të kishte sjellë një përfitim prej afro 1 miliard eurosh. Gjykimi i shkurtuar përfundoi në Palermo, para gjyqtarit Marco Gaeta, me shpalljen e vendimeve të para.

Dënimet më të rënda, nga 16 vjet burg secili, iu dhanë rusit Viktor Dyachenko, 70 vjeç, kapiteni i “Plutus”-it, dhe Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra, kapiteni i peshkarexhës “Ferdinando D’Aragona”.

Të dënuarit e tjerë janë Kamel Thamlaoui, 53 vjeç, tunizian, banues në Tricase (Lecce), i dënuar me 14 vjet; Sami Mejri, 48 vjeç, tunizian, banues në Barcellona Pozzo di Gotto (Messina), i dënuar me 12 vjet; dhe Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg.

Procesi gjyqësor për 15 anëtarë të tjerë të ekuipazhit, me kombësi ruse, tuniziane, azere dhe ukrainase, sapo ka filluar në Gjykatën e Agrigentos, nën drejtimin e Alfonso Malatos, pasi gjykatësi vendosi gjykim të menjëhershëm.

Operacioni u krye më 19 korrik të vitit të kaluar dhe u drejtua nga Drejtoria Antimafia e Palermos. Gjatë ndërhyrjes u përdorën mjete të shumta ajrore dhe detare nga komanda operative ajro-detar e Pratica di Mare.

Hetimet treguan se natën kur ndodhi ngjarja, anija “Plutus” po lundronte në Kanalin e Siçilisë, në ujërat ndërkombëtare, dhe hodhi në det ngarkesën e kokainës. Më pas, peshkarexha “Ferdinando D’Aragona” e rimori këtë ngarkesë, por u kap nga mjetet detare të Guardia di Finanza.

Anija “Plutus” kishte nisur rrugën nga Santo Domingo në qershor. Fillimisht ndaloi në Trinidad dhe Tobago, më pas në Las Palmas (Gran Canaria, Spanjë) më 7 korrik, përpara se të kalonte ngushticën e Gjibraltarit dhe të hynte në Kanalin e Siçilisë, ku priti peshkarexhën që po vinte nga Kalabria.

Pas dorëzimit të drogës, “Plutus” u nis drejt Turqisë, por u ndalua nga njësitë detare të Guardia di Finanza, të cilat ishin vënë në ndjekje të saj./ Agrigento Notizie

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

‘K'cimi i Tropojës’ në UNESCO, Skënder Haklaj në Report Tv: Na njeh e gjithë bota, vështirë të caktohet lashtësia e tij! Hysenaj: 12 vite që hartohej dosja

‘K'cimi i Tropojës’ në UNESCO, Skënder Haklaj në Report Tv: Na njeh e gjithë bota, vështirë të caktohet lashtësia e tij! Hysenaj: 12 vite që hartohej dosja