Itali/ U raportua si e zhdukur, trondit nëna e 5-vjeçares: E vrava unë! Gjyshja: Një ditë e pashë duke e rrahur! Momenti prekës kur babai shkon te vendi ku u gjet e vrarë (FOTO)

Itali/ U raportua si e zhdukur, trondit nëna e 5-vjeçares: E vrava unë! Gjyshja: Një ditë e pashë duke e rrahur! Momenti prekës kur babai shkon te vendi ku u gjet e vrarë (FOTO)

Vajza 5-vjeçare dhe nëna e saj

ITALI- Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali, ku nëna 23-vjeçare ka vrarë vajzën e saj 5-vjeçe dhe e ka "shitur" sikur e kanë rrëmbye. Elena Del Pozzo  e cila u raportua si e zhdukur një ditë më parë, por u gjet e vdekur.

Ka qenë presioni i i hetuesve që e bënë nënë të zbërthente se ka qenë ajo autorja e krimit makabër. E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj, por në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse e ka kryer krimin. Rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Gjyshja nga babai thotë se e kishte besuar historinë se e vogla ishte rrëmbyer.

 "Ne kishim besuar historinë e njerëzve me kapuç: nuk kishim arsye të mos e besonim. Një ditë nëna e saj po e rrihte dhe ne duhej t'ia hiqnim nga duart. Atë mëngjes e çova në shkollë dhe i thashë "askush nuk të do më shumë se unë". Ajo më shikoi dhe më bëri të qartë se e kuptonte atë që kisha thënë. Nëna kishte një qëndrim autoritar dhe aristokratik", rrëfen gjyshja.

 Ndërsa, gjyshi kërkon drejtësi për mbesën e tij.

“Gjithçka më duket kaq e çuditshme, absurde. Mamaja e Elenës, ishte një vajzë shumë e mbyllur, por nuk mund ta shpjegoj arsyen e asaj që ndodhi. Kush e ka bërë duhet të paguajë, edhe kush e ka ndihmuar”, tha ai.

Ajo foli edhe për historinë e arrestimit të të birit Alessandro në 2020.

“Djali im ka pasur një histori pas hekurave shumë vite më parë, e kanë marrë gabimisht. Ka qenë rreth shtatë muaj në burg, më pas ka qenë në arrest shtëpie. Ai pas atyre ngjarjeve, fillimisht shkoi në Gjermani dhe më pas u kthye në Siçili”, tregoi gjyshi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
I rrethuar nga familjarët dhe duke qarë, momenti prekës kur babai i vogëlushes 5 vjeçare shkon tek vendi ku ajo u gjet e vrarë

Alessandro Nicodemo Del Pozzo babai i Elenës, vogëlushes 5 vjeçare që u vra nga nëna e saj ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet e vrarë e bija.

24 vjeçari shihet duke qarë teksa është i rrethuar nga familjarët dhe partnerja e tij që e ngushëllojnë.

Ai ishte arrestuar për grabitje në vitin 2020, por më vonë ishte shpallur i pafajshëm për këtë akuzë.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Esme: 14/06/2022 15:44

    Cfare lidhje ka kjo ngjarje me Shqiperine?

    Përgjigju
    • Arm: 15/06/2022 19:05

      Edhe un habitem

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës