Itali, ulja e dënimit për trafikimin e lëndeve narkotike, një vendim i Gjykatës Kushtetuese me pasoja të rëndësishme

Itali, ulja e dënimit për trafikimin e lëndeve narkotike, një vendim i Gjykatës Kushtetuese me pasoja të rëndësishme

Në datë 8 mars 2019 Gjykata Kushtetuese Italiane ka publikuar motivet e një vendimi të rëndësishëm, nëpërmjet të cilit deklarohet kushtetueshmërisht i paligjshëm neni 73 i Tekstit të Vetëm për Drogën në pjesën që cakton kufirin minimal të dënimit me burg në 8 vjet. Ky nen rregullon veprën penale të shitjes apo trafikimit të lëndëve narkotike të ashtuquajtura “droga të rënda”. Para daljes së këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese Italiane kufiri minimal i dënimit me burg ishte i caktuar në 8 vjet, kurse tashmë ky kufi ulet në 6 vjet.

Nuk ka asnjë interes për lexuesin evolucioni logjik i ndjekur nga Gjykata Kushtetuese Italiane, prandaj po sqaroj kategoritë e të dënuarve që preken nga ky vendim dhe procedurat që do te ndiqen nga te gjitha prokuroritë italiane.

Rillogaritja e periudhës intereson të gjithë personat për të cilët dënimi ka filluar, duhet të fillojë apo ka përfunduar.

Për personat të cilët kanë vuajtur dënimin dhe që kanë interes për një rillogaritje të periudhës në mënyrë që të përfitojnë nga ulja për dënime të tjera në ngarkesë, procedura fillon me iniciativën e avokatit. Ky i fundit duhet ti drejtohet Gjykatës së ekzekutimit kompetente në mënyrë që të sigurojë një “bonus” për të dënuarin, bonus që mund të përdoret për dënime të tjera.

Nëse dënimi është duke u vuajtur, Prokuroritë kompetente do të trajtojnë në mënyrë preferenciale të dënuarit që janë në burg dhe në një moment të dytë ata që ndodhen në arrest shtëpie apo me masa të tjera alternative. Eshtë e kuptueshme që personat e interesuar apo avokatët e tyre duhet të aktivizohen në mënyrë urgjente për rillogaritjen në rastet kur vuajtja e dënimit është duke përfunduar.

Ulja që mund të bëhet është e ndjeshme, prandaj nuk duhet të nënvlerësohet nga personat të cilët mund të preken nga ky ndryshim. Prej 2 javësh të gjitha prokuroritë italiane kanë filluar punën me dosjet që i referohen kësaj vepre penale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hzjzzzkz: 02/04/2019 11:51

    Sa turp qe te perbeje lajm per ne kjo gje. Do te thote se kemi shume njerez burgjeve te denuar per keto vepra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja