
Av. Fabiola Ismaili
Lindur në datë 1 maj 1976 në Kucovë, rritej e rrethuar nga një familje e mrekullueshme që i ka rezervuar gjatë gjithë kohës gjithë dashurinë e besimin e mundur. Në vitin 2000 diplomohej, me rezultate të larta, pranë Fakultetit Juridik te Universitetit Publik te Tiranës. Hapat e para në praktikën ligjore i hidhte prane zyrës së avokatisë Kalo & Associates në Tiranë dhe ne vitin 2005 bëhej pjesë e Dhomës së Avokatisë Tiranë.
Me Dekretin e Presidentit të Republikës italiane, datë 2 prill 2009, i njihej titulli profesional në Itali dhe nga ai moment fillonte praktikën e gjatë e të frytshme me zyrën ligjore Sodrio në Foggia. Pjesëtare aktive e shumë shoqatave dhe jetës politike ne Bari, qytet në te cilin jeton prej vitesh. Kohët e fundit ka themeluar kompaninë FI SOLUTIONS SRLS me seli ne Bari me anë të së cilës u ofron asistencë ligjore kompanive italiane dhe shqiptare në të dyja krahët e Adriatikut.
-
Nuk u gjetën lajme për këtë kategori