Itali, vdes në spital pas tre operacioneve 29-vjeçarja shqiptare, burri padit mjekët

Itali, vdes në spital pas tre operacioneve 29-vjeçarja shqiptare, burri padit mjekët

Në foto shqiptarja me burrin italian dhe dy fëmijët

Fat tragjik për një 29-vjeçare shqiptare në Itali, nënë e dy fëmijëve. Pas tre operacione të zhvilluara në një spital të Parmës, ajo ka ndërruar jetë. Floriana Skendaj ndërroi jetë dy ditë pas operacionit të tretë që kreu ne Spitalin Maggiore të Parmës.

Ajo u dërgua urgjent në spital pas dy ndërhyrjeve të para të kryera në Fidenza. Më 29 qershor Floriana shkoi në spitalin e Vaio-s pas një inflamacioni të murit të legenit: që nga ai moment nuk doli me nga spitali, dhe aty gjeti edhe vdekjen.


(29-vjeçarja shqiptare që humbi jetën, Floriana Skendaj)

Burri italian i të ndjerës, Adriano Riçhitelli ka paditur mjekët në Prokurori si përgjegjës të tragjedisë së tij familjare. Ndërkohë, policia ka sekuestruar kartelën e gruas dhe ka nisur hetimet, duke pritur të dhënat e autopsisë. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Gruaja jetonte me bashkëshortin e saj italian dhe dy fëmijët në Fontevivo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja