Itali/ Vëllai i “komisar Montalbano-s”, bëhet kreu i opozitës

Nicola Zingaretti, Presidenti i rajonit të Lazios të Italisë, është bërë kreu i ri i Partisë Demokratike të Qendrës së Majtë, pas kapjes së 70 % të votave të parashikuara në zgjedhjet e së dielës.

Më shumë se 1.6 milionë mbështetës partiakë hodhën votat e tyre në të gjithë vendin në një pjesëmarrje më të lartë se sa parashikohej, duke i dhënë partisë shpresën që ajo të mund të rivendoset si një forcë e besueshme kundër qeverisë populiste të Italisë.

Rezultati konsiderohet si një provë lakmie për forcën e Partisë Demokratike dhe vjen një vit pasi administrata e saj u rrëzua me një humbje të turpshme, pas së cilës u formua koalicioni qeveritar mes ligës së Djathtë dhe M5S (Lëvizja pesë yje). Situata e krijuar asokohe krijoi përçarje të brendshme, e cila deri në zgjedhjet kombëtare u udhëhoq nga ish-kryeministri Matteo Renzi, stili konfrontues i të cilit largoi përkrahësit. Renzi përgëzoi Zingarettin në një deklaratë duke thënë se ai mori “një fitore të mrekullueshme dhe të qartë”.

“Tani ky zjarr miqësor duhet të ndalet” shtoi ai. “Kundërshtarët tanë politikë nuk janë në shtëpi, por në qeveri.” "Do bëj gjithçka që të jem në lartësinë e këtij posti dhe që t'ia arrish kësaj duhet të dish të dëgjosh njerëzit e të dish të marrësh vendime. Nis një fazë e re e PD që duhet të jap sinjale të qarta për të shtuar rradhët e saj", ka deklaruar ai menjëherë pas rezultateve të votimit.

Nicola, 53 vjec, është vëllai i vogël i Luca Zingaretti, të njohur si komisari i famshëm Salvo Montalbano. Ai është njohur me politikën që ne adoleshencë. Në moshën 17 vjeçare është angazhuar në lëvizjen për paqen, ndërsa që nga 1985 deri në 1989 ka qënë sekretar komunal i Romës në Fedratën e të rinjve komunistë italianë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardi: 06/03/2019 01:19

    majtoshet e qelbur, bene pis italine, tani jane drejt zhdukjes. sondazhet per zgjedhjet ne BE i nxjerrin mizerje gjys per gjys me zgjedhjet e meparshme... kshu do ndodhi dhe ne shqiperi. e majta eshte e keqja me e madhe qe mund ti vije botes. kudo ku mbillet, cel varferi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane