2 shqiptarë dhe e dashura e italiane e njërit prej tyre, u arrestuan dje në Itali me akuzën e grabitjes dhe bastijes me dhunë të banesave. 

Të arrestuarit janë, 28 vjeçari Françesko Nikaj, 35 vjeçari Blerim Halili dhe e dashura e tij, 43 vjeçarja Stefania Longhi.

Ata u arrestuan pas vjedhjeve të disa banesave të ndodhura dy ditë më parë në zonën e Fanos, në Itali.

Të arrestuart u ndaluan dje nga policia iataline teksa udhëtonin në makinë.

Gjatë kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin 2 shqiptarët dhe 43 vjeçarja italiane janë gjetur sendet e vjedhura dy ditë më parë. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)