Një 26 vjeçar shqitar u arrestua në Itali, pasi vodhi në apartamentin e një mjeke 30 vjeçare, 8 muaj shtatzënë, parfume dhe bizhuteri me vlerë 1.500 euro.

Pasi mjekja italiane konstatoi se në shtëpi dy persona të panjohur po flisnin me njëri-tjetrin, vrapoi pranë një dyqani për të lajmëruar policinë.

Pasi vërejtën se u diktuan, 2 hajdutët u larguan me një Voksvagen që rezulton se ishte vjedhur në Vicenza më 4 dhjetor.

Ata u larguan pa ndezur dritat deri në sheshin “Modin”, ku braktisën makinën. Njëri prej tyre arriti t’i largohej policisë, ndërsa 26-vjeçari Urim Shabani u prangos.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)