Itali, vrasja e Kleant Sulkës
Dyshime mbi dy shqiptarë

Itali, vrasja e Kleant Sulkës <br />Dyshime mbi dy shqiptarë
RAVENNA (Itali) – Janë dy bashkëatdhetarë autorët e dyshuar të vrasjes së Kleant Sulka, 24-vjeçari shqiptar që u qëllua për vdekje me armë zjarri në kokë gjatë natës të së hënës në qendër të Castel Bolognese, provincë e qytetit italian të Ravenna-s.

“Jemi në një fazë shumë delikate dhe shumë të përparuar të hetimeve”, u ka thënë gazetarëve koloneli i Karabinierëve Guido De Masi, dhe për këtë nuk mund të ofrojë detaje të tjera. Ndërkohë që emrat e dy shqiptarëve që dyshohen si autorë të krimit nuk janë bërë të njohur, mësohet se ata janë marrë tashmë në pyetje nga hetuesit.

Ndonëse ende mungon siguria absolute, nga fjalët e kolonelit ndjehet një farë sigurie se po ndiqet pista e duhur, njofton shtypi italian.
Ndërsa sot pritet të mbërrijnë në Itali edhe prindërit e viktimës, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Castel Bolognese e cila në një njoftim shpreh “shqetësim të thellë për sa ka ndodhur” gjë që shihet si një “sfidë e hapur ndaj qytetarëve”. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)