Itali/ Vrasja e Van Koxhës pas sherrit në Marghera, Gjykata lë në burg 2 shqiptaro-maqedonasit e arrestuar: Nuk e bëmë ne! (EMRAT)

Itali/ Vrasja e Van Koxhës pas sherrit në Marghera, Gjykata lë në burg 2 shqiptaro-maqedonasit e arrestuar: Nuk e bëmë ne! (EMRAT)

Viktima Van Koxha dhe hoteli përballë të cilit ndodhi krimi

Itali- Gjykata italiane ka lënë në burg 2 shqiptaro-maqedonasit që akuzohen se vranë mbrëmjen e 25 Nëntorit në Marghera shqiptarin tjetër Van Koxha, pas një sherri që dyshohet se ka për motiv lojërat e fatit, por pista nuk është ende zyrtare.

Gjithashtu mësohen edhe dy emrat e të dyshuarve, që e mohuan akuzën e vrasjes përballë gjyqtarit. Policia ka në kërkim edhe dy persona të tjerë, që besohet se janë përfshirë në krimin e rëndë.

Dy autorët e arrestuar sipas mediave italiane, janë Adnan Ramadani, 30 vjeç dhe Imer Imeri, 49 vjeç. Ndaj Ramadanit rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa Imeri akuzohet për përfshirje në grindje.

30-vjeçari Ramadani ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar ka shpjeguar se nuk ka marrë pjesë në përleshjen fizike, por thjesht ka qenë afër.

Sipas hetuesve, pas përleshjes u panë dy të dyshuarit që u larguan me vrap dhe u kapën në ndjekje, teksa u përpoqën të fshihnin edhe një thikë.

Avokati mbrojtës i dy shtetasve maqedonas pretendon se Imeri çalon dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në sherr. Përcaktuese mund të jetë autopsia që do të bëhet nesër nga doktor Antonello Cirnelli, si dhe ekzaminimi i armës së sekuestruar nga Adnan Ramadani, një thikë kuzhine 13 centimetra e gjetur, por pa gjurmë gjaku.

Van Koxha dhe vëllai i tij u sulmuan egërsisht me armë të ftohta, teksa 41-vjeçari mori plagë serioze në gjoks dhe qafë, që i shkaktuan vdekjen disa orë më pas. Kurse i vëllai mbijetoi. Ngjarja mund të kishte qenë më tragjike nëse të plagosurit rëndë nuk do kërkonin ndihmën e një patrulle karabinierësh në zonë, teksa ndiqeshin nga agresorët. “na ndihmoni, na therën...!”, ishte lutja e vëllait të viktimës. Teksa një nga efektivët i dërgoi në spital, të tjerët ndoqën nga pas autorët e dyshuar.

I vëllai mbeti i plagosur lehtë. Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, përballë hotel "Vjenës", zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave të degradimit. Kjo zonë njihet edhe për lojëra ilegale kumari, ku luhen shuma të konsiderueshme. Si viktima, ashtu dhe autorët, banonin në zona të ndryshme, jo aty ku ndodhi krimi.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor