Mirko Franzoni, biznesmeni italian, ka dalë sërish para bankës së të akuzuarve.

Fazoni në 2013 qëlloi për vdekje shqiptarin Eduar Ndoj, pasi ky i fundit kishte hyrë në banesën e biznesmenit për të vjedhur.

Ngjarja ndodhi në Breshia të Italisë, me 14 dhejtor 2013.

Dinamika e ngjarjes ka ngjallur dyshime tek trupi gjykues pasi biznesmeni ka filluar kërkime nëpër qytet fill pas vjedhjes dhe në momentin që është përballur me shqiptarin janë përleshur dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend 26-vjeçarin shqiptar.

Ndonëse Fazoni u la i lirë herën e parë nga gjykata me motivin që ai ka qëlluar në distancë të afërt me qëllim vetëmbrojtjen, ai është thërritur sërish pasi mbi të rëndon akuza e vrasjes.

Në atë kohë gjatë marrjes në pyetje italiani deklaroi se “nuk kisha për qëllim të vrisja shqiptarin, por arma është shkrepur gjatë përleshjes”.

Por, pas shumë hetimesh Prokuroria ka dalë në përfundimin se në këtë rast nuk kemi një tentativë për vetëmbrojtje por me një vrasje të pastër.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com