Itali-Më 20 vite burg është dënuar 23-vjeçari Mikea Zeka, i cili vrau me armë zjarri bashkëkombësin shqiptar, Kasem Kasmi, duke e qëlluar me dy plumba në zemër dhe mushkri dhe la të plagosur tre të tjerë që ishin me viktimën.
Prokuroria kishte kërkuar të dënohej me 30 vjet burg, (20 për vrasjen me dashje, 3 vjet për secilën nga tre tentativat për vrasje plus 1 vit tjetër për mbajtjen pa leje).
Sipas mediave italiane, dënimi iu zbrit me një të tretën e reduktimit të lejuar nga gjykimi i shkurtuar, në 20 vjet. Dhe, nëse i pandehuri nuk apelon, ai mund të marrë një ulje të mëtejshme prej 1/6.
Zaka akuzohej se kishte qëlluar të paktën gjashtë të shtëna nga pistoleta e kalibrit 7.65 që mbante në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kasmit, i cili vdiq, ndërsa tre të tjerët, vëllai i viktimës, Ervin Kasmi dhe vëllezërit Klevin dhe Alvider Hidraliu, u plagosën rëndë.
Si ndodhi ngjarja?
Vrasja ndodhi mbrëmjen e 9 marsit 2024 rreth orës 19:30 në qendër të Frosinones në Itali. Mikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën 'Aldo Moro' me miqtë e tij të gjithë shqiptarë. Mikea një emër i njohur për policinë ndërsa vitin e fundit ishte ndaluar dy herë për drogë.
Në lokalin plot me njerëz hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Goditja është fatale për 27 vjeçarin i cili vdes pas 20 minutash në duart e mjekëve të urgjencës. Përpjekjet për ta ringjallur nga mjekët e urgjencës zgjatën disa minuta me një masazhe kardiake por nuk patën sukses.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë! Pesë vite hetime për t’i zbuluar, vepronin mes Torinos dhe Milanos
22 Mars, 16:01
-
Marrëveshja për pensionet me Italinë publikohet në Fletoren Zyrtare, ja fondet që alokohen ndër vite dhe sa përfitohet! Priten të hyjnë në fuqi edhe dy të tjera (DOKUMENTI)
22 Mars, 15:33
-
Itali/ Shiste për 50 euro çdo gram kokaine, arrestohet 50-vjeçari shqiptar! Dhomën e hotelit e kishte kthyer në bazë droge, dyshohet si anëtar i një organizate trafiku
22 Mars, 15:22
-
Itali/ Ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare, u përplas nga makina (EMRI)
21 Mars, 12:52
-
Itali/ Po qëndronte pranë një karburanti, nervozizmi zbulon shqiptarin në trafik droge! I gjendet kokainë, ishte i skeduar më parë
21 Mars, 08:30
-
Itali/ ‘Zilja e telefonit i binte papushim edhe pas arrestimit!’ Shqiptari kapet duke shitur kokainë dhe marijuanë poshtë shtëpisë, detaji i pazakontë për karabinierët
20 Mars, 13:45
-
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Importohej nga Holanda dhe shpërndahej në qytetet e Italisë
20 Mars, 11:37
-
Olimpiada Speciale Dimërore, Shqipëria e mbyll me tetë medalje! Pesë të arta
20 Mars, 11:03
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
Kryeministrja Meloni: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, shembull për Europën
19 Mars, 22:08
-
Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali! 12 milionë euro në vitin e parë të zbatimit, deri në 400 euro në muaj
19 Mars, 18:00