Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar (FOTO)

Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar (FOTO)

Policia italiane, në vendin ku u gjet i vrarë rumuni

Itali- Një operacion i karabinierëve të Fermos çoi në arrestimin e një 36-vjeçari shqiptar, i dënuar për vrasjen e një rumuni, e cila ndodhi në një kontekst rivaliteti të lidhur me trafikun e drogës.

Karabinierët njoftuan operacionin ndaj të kërkuarit, që akuzohet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin shkurt të vitit 2020. 

Shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me 2 vite burgim për trafik droge. Kurse tani do i duhet të vuajë edhe 22 vite izolim për krimin e vrasjes.

Krimi dyshohet se ka zanafillën për prishjen e pazareve të drogës dhe kontrollin e biznesit ilegal mes Fermos dhe Porto Sant'Elpidio. Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë. 

Viktima, gjithashtu një person me precedentë penalë, kishte plagë të shumta me thikë në shpinë.

Hetimet, të cilat filluan menjëherë pas vrasjes, ishin veçanërisht komplekse dhe përfshinin përdorimin e teknikave të avancuara të hetimit. Karabinierët analizuan regjistrimet e kamerave të vëzhgimit me video, të dhënat telefonike dhe hetuar lidhjet mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Falë këtyre hetimeve të imtësishme u bë e mundur kapja e autorit të krimit, i cili pak pas krimit ishte zhdukur duke u larguar nga qyteti.

Një bashkëpunim i rëndësishëm ndërkombëtar me autoritetet shqiptare, nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka lejuar që i arratisuri të gjendet fillimisht në Shqipëri dhe më pas, me kthimin e tij në Itali për arsye shëndetësore dhe familjare, në provincën e Fermos, u bë edhe arrestimi, informon media italiane.

Pas ndalimit ai u dërgua në burgun e Fermos, ku tashmë do të duhet të vuajë dënimin përfundimtar me më shumë se dy dekada burgim.

Vendi ku u gjet i vrarë shtetasi rumun

Karabinierët italianë në vendin e krimit

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Seanca e parë në Kuvend, Kurti: Krahas kryeparlamentarit të ri e betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re

Kosovë/ Seanca e parë në Kuvend, Kurti: Krahas kryeparlamentarit të ri e betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re